Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ankth në familjen Morata: Lind fëmija e katërt, komplikohet shëndeti i Alice
    Ballina-2

    Ankth në familjen Morata: Lind fëmija e katërt, komplikohet shëndeti i Alice

    11/01/2023 11:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Alice Campello, gruaja italiane e Alvaro Morata është shtruar në spital në Madrid në terapi intensive për komplikacione pas lindjes.

    Më 9 janar, Alice dhe Alvaro mirëpritën vajzën e tyre të katërt. Bella e vogël erdhi në jetë të hënën, pas binjakëve Alessandro dhe Leonardo të lindur në 2018 dhe Edoardos të lindur në 2020. Lajmin, për problemet e bashkëshortes së tij, e ka dhënë vetë lojtari i Atletico Madrid. Sulmuesi ka bërë në një postim të përbashkët me llogarinë e Alice në Instagram, të shkruar në spanjisht dhe italisht.

    “Dje lindi Bella dhe është ashtu siç e ëndërronim. Fatkeqësisht, pas lindjes, e cila shkoi shumë mirë, mamaja pati komplikacione që na trembën shumë. Alice është e fortë dhe po shërohet pak nga pak. Tani ajo ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv të Clinica Universidad de Navarra. Për të po kujdesen mjekë të mrekullueshëm. Nuk do të ndalemi kurrë së falenderuari për dashurinë që na kanë dhënë në çdo kohë. Për profesionalizmin e tyre, që nuk na kanë bërë kurrë të ndihemi vetëm… mund vetëm t’i vlerësoj pa masë. Ju përqafojmë fort dhe ju falenderojmë për të gjitha mesazhet dhe për fjalët e bukura që na keni shkruar me shqetësim. Ne do t’ju mbajmë të informuar”. Bashkë me tekstin, Morata ka publikuar një foto të vogëlushes, vajzës së parë të çiftit.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.