Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Antalia destinacioni i skuadrave kosovare, 40 mijë euro qëndrimi 10-12 ditë në Turqi
    Ballina-1

    Antalia destinacioni i skuadrave kosovare, 40 mijë euro qëndrimi 10-12 ditë në Turqi

    26/01/2024 13:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbolli i Kosovës dita-ditës po zhvillohet më shumë dhe po i ngjanë profesionalizmit derisa kjo ka nisur të sjellë rezultate si në rrafshin vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

    Investimet janë rritur shumë e ku dëshmia më e mirë është se viteve të fundit shohim emra  të njohur duke defiluar nëpër klubet tona, derisa edhe transferimet nga këtu në Evropë janë shpeshtuar, shkruan Ballkani.info

    Një fakt tjetër që i bënë ato të duken me profesionale janë përgatitjet dimërore.

    Duke parë që vendi ynë nuk ofron kushte optimale për punë në këtë kohë dimri, skuadrat kanë zgjedhur Antalia si destinacion për të kryer një fazë të përgatitjeve.

    90 përqind e klubeve të Superligës kane zbarkuar në Turqi ku edhe kanë zhvilluar ndeshje të shumta miqësore me skuadra të njohura ndërkombëtare.

    Sipas hulumtimeve të bëra nga portali Ballkani.info një fazë përgatitore prej 10-12 ditë në Turqi kushton hiç më pak se 40 mijë euro, gjë e cila në të kaluarën ka qenë pothuaj vetëm ëndërr.

    Gjithsesi, kjo na jep shpresë se stinori pranveror në elitën e futbollit tonë do të jetë shumë i nxehtë dhe konkurrues, derisa lufta si për titull të kampionit ashtu edhe për Kupë do të jetë mjaft joshëse. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.