Sporte tjera

Anthony Joshua synon të bëhet sërish kampion bote

Anthony Joshua synon të bëhet sërish kampion bote

Anthony Joshua insiston se synon që të bëhet për herë të tretë kampion bote në peshën e rëndë në boks, ndonëse e kishte refuzuar mundësinë që të përballej me Tyson Furyn, raporton “The Sun”. Joshua 33-vjeçar pësoi dy humbje rresht nga Oleksandr Usyk, të dytën në gusht, duke humbur kështu titujt e botës në versionet

Besnik Batusha

Anthony Joshua insiston se synon që të bëhet për herë të tretë kampion bote në peshën e rëndë në boks, ndonëse e kishte refuzuar mundësinë që të përballej me Tyson Furyn, raporton “The Sun”.

Joshua 33-vjeçar pësoi dy humbje rresht nga Oleksandr Usyk, të dytën në gusht, duke humbur kështu titujt e botës në versionet WBA, IBF, WBO dhe IBO.

Kampioni i botës në versionin WBC, Fury, i kishte bërë Joshuas një ofertë për një përballje në dhjetor, por Joshua e refuzoi atë. Fury më pas u përballë dhe e mposhti me ndërprerje Derek Chisoran.

“Mundësitë janë gjithmonë aty për mua. Jam i gatshëm për vitin e ardhshëm. Dua të jem konsistent, të jem i gatshëm për të luftuar. Jam duke ‘vdekur’ për t’u bërë sërish kampion bote. Gjithë mendjen dhe zemrën e kam aty”, tha Joshua, raporton “The Sun”.

Joshua ka bilanc prej 24 fitoreve e tri humbjeve në boksin profesionist. 22 prej fitoreve i ka shënuar me nokaut.

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë