Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    A po rrezikohet përjashtimi i futbollit nga ndërhyrjet e shtetit?
    Ballina-1

    A po rrezikohet përjashtimi i futbollit nga ndërhyrjet e shtetit?

    19/11/2022 21:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Misioni parësor i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, FIFA dhe asaj evropiane, UEFA, janë shteti larg duart nga futbolli. Nuk pranohet asnjë vendim administrativ e aq më shumë kur është ndesh me Ligjin për Sportin, që cenon pavarësimin e institucionit të futbollit

    Këtë shqetësim adhuruesit e futbollit e kishin edhe gjatë këtij viti kur u tha se njerëz nga Ministria e Sporteve dyshohet se dëshirojnë të përzihen në autonominë e Federatës së Futbollit të Kosovës, gjatë zgjedhjeve për kryetar të sajë.

    Pas reagimeve të opinionit futbollistik por edhe të atyre nga UEFA, ministri reagoi duke potencuar se nuk përzihen në punët që nuk i takojnë, shkruan Albaniannews.

    Megjithatë MKRS dërgoi lëndën në gjykatë duke e kontestuar kuvendin.

    Nuk kishte asnjë ndalesë, dhe kuvendarët me shumicë të votave rizgjodhën Agim Ademin për mandantin e ri 4 vjeçar.

    Një komision i MKR-së, kishte dhënë opinion këshillues se kuvendi nuk është i rregullt, anëtar nga të cilët në debate hapur ishin implikuar në fushatën zgjedhore.

    Së fundi nga Ministria e Sporteve duket të jetë marrë një hap i ri me zakone të vjetra.

    Me anë të një udhëzimi të ri administrativ thanë se do të fillojnë licencimin e federatave.

    E numri një i ministrisë, Hajrulla Çeku, hapur ka potencuar se FFK nuk do të licencohet derisa lënda të jetë në proces gjyqësor, të cilën vet ajo ministri e kishte dërguar në bazë të një opinioni këshillues të sqaruar më lartë!

    Ky udhëzim administrativ duket të jetë ndesh me Ligjin e Sportit. Dyshohet se ky veprim mund të jetë bërë që tani të jetë pengesë për zhvillimin e licencimin e federatave.

    Ndoshta në vazhdim pritet edhe reagimi i Komitetit Olimpik të Kosovës, në mënyrë që të mbanë politikën larg sportit.

    Ministri Çeku së fundi ka folur për pasojat e mos-licencimit duke aluduar me theks të veçantë te federata më e madhe sportive në vend.

    Lehtë mund të konsiderohen kërcënime për FFK-në dhe drejtuesit e sajë.

    FIFA e UEFA në asnjë mënyrë nuk bëjnë tolerime të tilla dhe në rastin më të lehtë do të mund të vinte suspendimi i FFK-së në garat evropiane.

    Përveç përjashtimit të ndeshjeve të Kombëtares në të gjitha kategoritë, aty do të pësonin edhe vet klubet.

    Andaj qoftë me vendime arbitrare apo përmes udhëzimeve administrative, njerëzit që drejtojnë ministrinë përkatëse duhet ta dinë, se një lojë e tillë nuk lejohet nga organet e futbollit ndërkombëtar. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Spalletti largohet me fitore nga Italia

    09/06/2025 23:42

    Shkëlqen Haaland, Norvegjia drejt kualifikimit në Botëror

    09/06/2025 23:39

    Dy ndeshje, pesë gola – grumbullimi i qershorit ka një emër: Albion Rrahmani

    09/06/2025 22:19

    Albion Rrahmani pas het-trikut ndaj Komoreve: Krenar që arrita ta ndihmojë kombëtaren

    09/06/2025 21:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.