Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Arb Manaj shpallët “Ylli i Javës” në Superligë
    Ballina-2

    Arb Manaj shpallët “Ylli i Javës” në Superligë

    02/12/2024 11:45
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email


    Federata e Futbollit të Kosovës vazhdon të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 15-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Drita, Arb Manaj.

    Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Lulzim Berishës, Sunaj Keqit dhe Selajdin Jerliut. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e pesëmbëdhjetë t’i takojë Arb Manajt, i cili asistoi në golin e dytë dhe shënoi golin e tretë, duke qenë lojtari më i mirë i FC Drita në fitoren e rëndësishme kundër FC Ballkani (2:3) dhe duke i mundësuar ekipit të tij 3 pikë për shkëputje 8 pikëshe në krye të tabelës.

    Pasi mori këtë çmim, Manaj u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës:

    “Ishte një ndeshje derbi dhe shumë e vështirë, pasi udhëtonim te FC Ballkani, i cili për 2 vite e gjysmë nuk ka pësuar në fushën e tij, por ne arritëm ta fitojmë.

    Kemi 4 ndeshje radhazi me fitore dhe shpresoj që t’i fitojmë të gjitha 3 ndeshjet deri në fund të sezonit. Jam i lumtur me performancën time individuale, por më e rëndësishmja është që po arrij ta ndihmoj ekipin. Falenderimi më i madh shkon për bashkëlojtarët e mi.” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.