Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Arbër Hoxha në ‘radarin’ e Kombëtares së Shqipërisë
    Ballina-1

    Arbër Hoxha në ‘radarin’ e Kombëtares së Shqipërisë

    10/10/2022 20:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi i Svalen Belupo, Arbër Hoxha, është në shënjestër të kombëtares së Shqipërisë.

    Ish-sulmuesi i Ballkanit, Hoxha, po kalon në formë të mirë në Kroaci me Svalen Belupo. Deri më tani ai ka shënuar dy gola në kampionat dhe ka fituar pozitën e startuesit.

    Ai ka shënuar ndaj klubeve të mëdha si Hajduk dhe Dinamo Zagreb.

    Forma e tij ka rënë në sytë e zyrtarëve të kombëtarës së Shqipërisë bën të ditur mediumi i madh sportiv kroat “Sportske Novosti”, raporton “futbollikosovar.net”.

    Kosova nuk e ka ftuar atë në asnjë prej ndeshjeve zyrtare edhe për faktin se ka një numër të madh lojtarësh që konkurrojnë në fazën ofansive.

    Shqipëria ka mungesa të opsioneve në dy krahët e sulmit dhe nuk përjashtohet mundësia e ftesës së Hoxhës.

    TË LIDHURA

    ​Nis zgjerimi i Qendrës së Xhudos në Pejë, Kurti premton standarde ndërkombëtare

    18/03/2026 12:19

    Telashet e Sllovakisë para ndeshjes me Kosovën

    17/03/2026 16:21

    Championsi rikthehet sonte, katër super-ndeshje vendimtare për çerekfinale

    17/03/2026 12:18

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen në Bratislavë, sllovakët flasin për lojtarin e “12-të”

    16/03/2026 15:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.