Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Arbër Pira “Ylli i Javës”  në Superligë
    Ballina-2

    Arbër Pira “Ylli i Javës”  në Superligë

    17/09/2024 15:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e pestë në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Malisheva, Arbër Pira.

    Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Vllaznim Visokës, Selajdin Jerliut dhe Muhamet Sylejmanit.

    Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e katërt t’i takojë Arbër Pirës, i cili për 90 minuta ishte lojtari më i rëndësishëm i skuadrës së tij. Ndonëse mbrojtës, ai shënoi golin e epërsisë për 1:2 për skuadrën e tij dhe asistoi në golin e tretë, i cili vulosi fitoren e FC Malisheva në Klinë ndaj Dukagjinit, me rezultat 1:3. Aktualisht Malisheva ka 10 pikë dhe ndodhet në pozitën e dytë në renditje, por me një ndeshje më pak se sa Ballkani kryesues.

    Pasi mori këtë çmim, Pira u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Ndeshja me Dukagjinin ka qenë shumë e mirë. Trajneri e ka përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe ne e realizuam saktësisht atë që kishim planifikuar. Motivi ka qenë shumë i lartë dhe besoj se karakteri i shumë lojtarëve ka bërë diferencën në një fushë të rënduar që ne të marrim 3 pikë të merituara. Kam shënuar një gol dhe kam bërë një asist. Ka qenë një ndjenjë shumë e mirë ta ndihmoj ekipin.

    Synimet e FC Malisheva janë që të jemi në pjesën e lartë të tabelës dhe nuk kemi pretendime për të dalë kampion. Kemi një ekip shumë të mirë, të përbërë nga lojtarë të rinj shumë të talentuar, mendoj se mund të arrijmë lart me këtë ekip. Është një ndjenjë e mirë të shpallem ‘Ylli i Javës’, një motiv shtesë për xhirot e ardhshme. Falënderoj stafin teknik dhe bashkëlojtarët, sepse pa ta nuk do të shpallesha më i miri i javës. Uroj që sa më shumë lojtarë të FC Malisheva të shpallen më të mirët e javës”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.