Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Arbnor Muja do të ftohet nga Shqipëria për ndeshjet e shtatorit
    Ballina-1

    Arbnor Muja do të ftohet nga Shqipëria për ndeshjet e shtatorit

    16/08/2023 16:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arbnor Muja pritet që të jetë lojtari më i ri i kombëtares së Shqipërisë. 24-vjeçari është pajisur me pasaportë shqiptare e me shumë gjasa do të jetë pjesë e listës prej 23 lojtarësh që Sylvinho do të ftojë për dy ndeshjet e muajit shtator.

    Kuqezinjtë sfidojnë Çekinë në Pragë në datën 7 shtator, ndërkohë që tri ditë më vonë zbarkon Polonia në “Air Albania”. Duele të vlefshme për grupin E të eliminatoreve të Euro 2024, që do të transmetohen si gjithmonë në SuperSport/DigitAlb.

    Sulmuesi i djathtë është një lojtar me shumë potencial dhe po bën shumë mirë në Belgjikë tek Antëerpi, skuadër me të cilën fitoi titullin kampion dhe Kupën e Belgjikë sezonin e fundit. Dhe Superkupën gjatë muajit të kaluar.

    Performancat pozitive të futbollistit nga Mitrovica kanë tërhequr vëmendjen e teknikut brazilian, i cili do e bëjë pjesë të kuqezinjve në grumbullimin e ardhshëm. Muja do të rrisë konkurrencën në skuadër, teksa do të rivalizojë me Jasir Asanin për një vend titullari.

    Pasi spikati te Drita, sidomos në përballjet në Europa League, drejtuesit e Antëerpit u bindën që të investonin te Muja. Aventura në Belgjikë ka shkuar mjaft mirë me futbollistin dardan, i cili ka dhënë kontributin e tij në sukseset e edicionit të kaluar.

    Muja është grumbulluar një herë nga Kosova, por nuk ka debutuar, ndërkohë që është aktivizuar me Kosovën U21 (6 ndeshje). Në të tilla kushte, nuk ka asnjë pengesë për lojtarin ofensiv për t’u aktivizuar me Kombëtaren e Shqipërisë.

    Krahas Dritës dhe Antëerp, Muja ka qenë pjesë e Skënderbeut në Shqipëri, si dhe me Trepça ’89 dhe Prishtinën në Kosovë. Shtatori do t’i rezervojë një aventurë të re, teksa do të veshë për të parën herë fanellën e bukur kuqezi.

    TË LIDHURA

    Ylli i Manchester United në lidhje me ish-të dashurën e Kylian Mbappe

    07/07/2025 20:09

    Rekordi i Lamine Yamal rrëzohet më pak se një vit pas vendosjes – Gilberto Mora shkruan historinë me Meksikën

    07/07/2025 20:00

    Arsyetohet Donnarumma: Nuk ishte qëllimi ta lëndoja Musialan

    07/07/2025 19:45

    Osimhen, i hapur që të kthehet sërish te Galatasaray

    07/07/2025 18:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.