Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Arbnor Muja kontribuon me asistim në barazimin e Antwerpit
    Ballina-2

    Arbnor Muja kontribuon me asistim në barazimin e Antwerpit

    28/12/2022 02:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arbnor Muja ka treguar sërish paraqitje të mirë me Antwerpin.

    Antwerpi mbrëmë luajti në udhëtim kundër Westerlos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Jupiler Pro League.

    Kjo ndeshje, që u zhvillua në stadiumin “Het Kuipje”, përfundoi me rezultatin 3:3.

    Arbnor Muja ishte titullar dhe e luajti për 90 minuta, teksa kontribuoi duke asistuar te goli i parë i mysafirëve, që u shënua nga Michael Frey (51’). 

    Për sulmuesin kosovar ishte ky asistime i tij dytë, përfshirë edhe atë në ndeshjen e kaluar, kundër Standard Lieges në Kupën e Belgjikës.

    Vincent Janssen (86’) dhe Calvin Stengs (88’) shënuan dy golat tjerë për Antwerpin.

    Maxim de Cuyper (44’), Nicolas Madsen (47’) dhe Mathias Fixelles (65’) ishin golashënuesit e skuadrës vendase.

    Antwerpi pas këtij barazimi ka 36 pikë dhe ndodhet në pozitën e tretë në tabelë, kurse Westerlo është i shtati me 27 pikë.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.