Futboll ndërkombëtar

Arda Turan bën thirrje për ndihmë pas tërmetit që e goditi Turqinë

Arda Turan bën thirrje për ndihmë pas tërmetit që e goditi Turqinë

Turqia u godit sot nga një tërmet i fuqishëm, i cili i la qindra të vdekur dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara dhe të shembura. Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë dhe thellësi prej 7 kilometrash ndodhi në Kahramanmaras në orën 04:17. Shumë provinca të rajonit të Anadollit Lindor, Juglindor, Qendror dhe të Mesdheut u tronditën

Besnik Batusha

Turqia u godit sot nga një tërmet i fuqishëm, i cili i la qindra të vdekur dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara dhe të shembura.

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë dhe thellësi prej 7 kilometrash ndodhi në Kahramanmaras në orën 04:17.

Shumë provinca të rajonit të Anadollit Lindor, Juglindor, Qendror dhe të Mesdheut u tronditën nga tërmeti.

Pas Kahramanmarasit, dy tërmete kanë ndodhur edhe në Gaziantep, njëri 6.6 dhe tjetri 6.5.

E pas tërmeteve, komuniteti sportiv turk ka qenë vigjilent për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti në rajon.

Arda Turan ishte një nga sportistët që ndau mesazhin e ndihmës.

“Turqia e deklaroi nivelin e katërt të alarmit shtetëror. Niveli i katërt e përfshin thirrjen ndërkombëtare për ndihmë. Për ju që gjendeni përreth botës, duhet ta lexoni këtë mesazh. Njerëzit tanë që u prekën nga tërmeti në vendin tim kanë nevojë për ndihmë që të shpëtojnë”, ka shkruar ish-futbollisti i njohur turk. 

Arda TuranTermetiTurqi

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions