Skuadra e Juventusit nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Empolit në ndeshjen e javës së katërt në Serie A.
Ndeshja u mbyll me rezultatin e barabartë 0:0 edhe pse dy skuadrat patën rastet e tyre për shënim.
Një super paraqitje në këtë takim e zhvilloi mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli.
Sipas “Flashscore”, Ismajli u vlerësu me notën 7.4 që ishte më e madhja te skuadra e tij Empoli.