Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ardian Ismajli kompleton kalimin te Torino
    Ballina-2

    Ardian Ismajli kompleton kalimin te Torino

    08/07/2025 21:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mbrojtësi kosovar, Ardian Ismajli, ka bërë hap të rëndësishëm në karrierë. Ai është transferuar te skuadra e njohur italiane, Torino.

    Torino e ka prezantuar 28-vjeçarin të martën mbrëma. Reprezentuesi i Shqipërisë ka kaluar te Torino si lojtar i lirë. Atij i përfundoi kontrata me Empolin, skuadrën tjetër që garpo në Serie A, por që nuk siguroi ekzistencën. Më herët në Itali, futbollisti kosovar ka luajtur edhe për Spezian.

    Karrierën e nisi te 2 Korriku, ndërsa mbrojtësi i qendrës ishte edhe te Prishtina në Kosovë. Në vitin 2016 iu bashkua Hajdukut të Splitit, ku kishte rritje të madhe në karrierë. Në Kroaci ishte prej mbrojtësve më të mirë dhe rrjedhimisht kaloi në Serie A.

    Ismajli ishte kapiten i Kosovës U21, ndërsa në nivelin e të rriturve vendosi ta përfaqësojë Shqipërinë. Tani i ka 45 paraqitje e tri gola me kuqezinjtë.

    Ismajli tashmë është mbrojtës me përvojë. Në Serie A i ka 117 paraqitje. Ka edhe paraqitje për Kupë të Italisë, ndërkohë që në kampionatin kroat i ka luajtur 84 ndeshje.

    Ismajli ka firmosur me Torinon për dy vjet, me mundësi të vazhdimit të kontratës edhe për një vit tjetër.

    Torino përfundoi në vendin e 11-të në edicionin e fundit të Serie A. Ka shtatë tituj të Italisë, por të fundit në vitin e largët 1976. Kupën e Italisë së fundi e fitoi në vitin 1993.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.