Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ardian Muja i Trepçës ‘89 shpallet ylli i javës në Superligë
    Ballina-1

    Ardian Muja i Trepçës ‘89 shpallet ylli i javës në Superligë

    20/03/2023 11:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 26-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Trepça’89, Ardian Muja

    Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Avni Shala, Enes Shosholli dhe Isuf Llumnica.

    Komisioni vlerësoi se lojtari Trepçës ’89, Ardian Muja ishte më i miri i kësaj jave. Ai përveç se shënoi gol, kontribuoi me lojë kreative në mesin e fushës dhe bëri disa ndërpreje të kundështarit gjatë lojës, duke qenë më i merituari për fitoren e Trepçës’89 ndaj Dukagjinit (2:1). Këto tri pikë ia mundësuan skuadrës mitrovicase që të stabilizohet në garën për mbijetesë në elitë.

    Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e FC Trepça’89, Ardian Muja e ndau Shkëlqim Cakaj, menaxher i blerjës dhe furnizimjn në Albi Mall

    Muja u shpreh i lumtur për çmimin e fituar, por theksoi se në këtë edicion rëndësi kanë pikët për skuadrën, në mënyrë që sa më herët ta sigurojë mbetjen në Superligë.

    “Personalisht është ndjenjë e mirë jam shpallur ‘Ylli i Javës’, mirëpo e rëndësishme është fitorja që e arritëm kundër Dukagjinit. Këto tri pikë janë shumë të mirëseardhura për ne për vazhdimësinë e kampionatit, duke e ditur pozitën në të cilën ndodhemi aktualisht në tabelë. Një falënderim për shokët e skuadrës për angazhimin dhe për fitoren e kësaj jave, e ku me ndihmën dhe meritën e tyre edhe unë arrita performancë të mirë dhe në fund të vlerësohem edhe si më i miri i javës. Shpresoj që kjo fitore të jetë pikë kthese për KF Trepça ’89 FC dhe të vazhdojmë me rezultate pozitive, në mënyrë që në fund të arrijmë objektivin tonë që është mbetja në Superligë”, ka theksuar Muja për faqen zyrtare të FFK-së pas marrjes së çmimit.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.