Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ardian Nuhiu | Ambiciet na kanë bashkuar me drejtuesit, jemi këtu për ta ngritur Gjilanin
    Ballina-1

    Ardian Nuhiu | Ambiciet na kanë bashkuar me drejtuesit, jemi këtu për ta ngritur Gjilanin

    25/06/2024 15:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në vigjilje të hapjes së kampanjës 2024/25 është paraqitur para mediave edhe kryetrajneri i Gjilanit, Ardian Nuhiu. Tekniku i kuqebardhëve vuri në theks objektivin e drejtuesve të klubit duke nisur nga sinqeriteti dhe deri te suksesi.

    Puna dhe disiplina do jenë shtyllat kryesore të këtij cikli të ri, ndërkohë që synohet ngritja e skuadrës në nivelet më të larta konkurruese.

    “Projekti është shumë i qartë dhe mënyra e komunikimit së bashku me drejtuesit janë faktori kryesor dhe faktori bindës që unë jam këtu për të udhëhequr këtë projekt. Ne së bashku me stafin teknik kemi një plan të cilin synojmë ta implementojmë nga viti në vit, në mënyrë që kjo skuadër të ngritet në nivelet më të larta, së bashku me presidentin dhe drejtuesit të cilët do të punojnë maksimalisht në këtë drejtim”.

    “Oferta ishte shumë e pastër, shumë korrekte dhe shumë e menduar mirë nga drejtuesit, duke përcaktuar udhëheqësit e këtij projekti. Sa i përket pjesës së kaluarës time, unë gëzoj respekt gjithmonë për ish-drejtuesit, për tifozët dhe vetë klubin. Por, tani jam këtu, bashkarisht me stafin tim për të punuar për Gjilanin. President, drejtues, futbollist dhe tifoz duhet të bëhemi të gjithë një për të shkruar historinë”.

     “Ideja e vitit të parë është ndërtimi i skuadrës me një organizim të madh, do të kërkohen edhe objektiva, mirëpo jo me çdo kusht. Futbolli është një process që don kohë, në përbërje do të kemi shumë ndryshime dhe ne nuk e kemi shkopin magjik për ta bërë atë menjëherë. Do mundohemi me stafin që t’i përcjellim idetë tona te futbollistët, në mënyrë që të ambientohen sa më shpejtë”.

    “Do mundohemi të ngrisim ekipin në të gjitha nivelet. Nuk do premtojmë që do të marrim këtë sukses, apo atë sukses, por do të punojmë për të arritur atë sukses, pasi që për këtë arsye jemi këtu”.

     “Ambiciet na kanë bashkuar me drejtuesit. Duhet të jemi me këmbë në tokë, më shumë të punojmë se sa të flasim”.

    “Duhet të ja lëmë gjithçka kohës. Premtoj shumë punë dhe disiplinë, si nga ana ime, po ashtu edhe nga ana e stafit tim. Do të analizojmë çdo detaj më të vogël, në mënyrë që ekipi të ecë në mënyrën më të drejtë. Besoj fuqishëm në punën tone dhe besoj që do të arrijmë sukseset nga puna jonë”.

    “Normalisht që fokusin do ta kemi edhe nga futbollistët e rinj. Do të shikojmë se çfarë mund të afrojmë nga ekipi i 21 vjeçarëve, por do t’i ndjekim ndeshjet edhe të moshave të tjera”.

    TË LIDHURA

    Mërgim Vojvoda me Comon e nisin me fitore edicionin në Serie A

    24/08/2025 20:59

    Unitedi mbetet pa fitore, Fernandes humb penalltinë

    24/08/2025 19:29

    Paqe në Suharekë, Ballkani dhe Malisheva ende pa fitore në këtë sezon

    24/08/2025 18:49

    Ferizaj shënon fitoren e dytë

    24/08/2025 18:36
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.