Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ardon Jashari vijon stërvitjet me Club Brugge – negociatat me Milanin kanë ngecur
    Ballina-1

    Ardon Jashari vijon stërvitjet me Club Brugge – negociatat me Milanin kanë ngecur

    15/07/2025 14:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, objektivi kryesor i Milanit për verën, është rikthyer në mëngjes në stërvitje me Club Brugge, pasi negociatat për kalimin e tij në ‘San Siro’ janë bllokuar. 

    Jashari kishte munguar në një ndeshje miqësore javën e kaluar, me shpresën se klubet do të arrinin një marrëveshje.  

    Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka konfirmuar se mesfushori dëshiron të bashkohet me kuqezinjtë, por çështja kryesore mbetet çmimi i transferimit, ende pa marrëveshje mes klubesh. 

    Sipas mediumit belg HLN, Jashari është rikthyer në stërvitje me skuadrën, ndërsa dialogjet mbi vlerën financiare nuk kanë përfunduar. 

     Sipas raportimeve, Fabrizio Romano vërtetoi se lojtari ka refuzuar oferta nga Nottingham Forest dhe West Ham për t’i dhënë prioritet Milanit. 

    Kujtojmë se Milani deri më tash ka bërë disa përforcime ku dy prej tyre kanë ardhur në mesfushë. 

    ‘Rossonerëve’ tashmë i është bashkuar dyshja Samuele Ricci (Torino) dhe Luka Modric i cili u transferua falas pas skadimit të kontratës tek Real Madridi.

    TË LIDHURA

    Elvis Rexhbeçaj reagon pas fitores ndaj Suedisë: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

    09/09/2025 18:34

    Shkëlqeu në fitoren ndaj Suedisë, Galatasaray kërkon yllin e Kosovës

    09/09/2025 18:20

    FFK reagon në UEFA ndaj referimit ofendues të Federatës së Futbollit të Spanjës ndaj Kosovës

    09/09/2025 14:44

    Muriqi me fjalë të fuqishme gëzimi pas fitores së madhe ndaj Suedisë

    09/09/2025 13:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.