Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Argjentina i kërkon Messit të kërkojë falje pas fyrjeve ndaj Francës
    Ballina-1

    Argjentina i kërkon Messit të kërkojë falje pas fyrjeve ndaj Francës

    17/07/2024 20:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Zyrtarë të qeverisë argjentinase i kanë bërë thirrje kapitenit të skuadrës së futbollit, Lionel Messi dhe presidentit të Federatës së Futbollit të vendit, Claudio Tapia, që të kërkojnë falje për videon që u shfaq gjatë festës së futbollistëve të Argjentinës që pas fitimit të Kupës.

     Ata pasi fituan Finalen e Kupës së Amerikës, gjatë festës kënduan këngë raciste për futbollistët francezë me origjinë afrikane.

    Videoja e postuar nga mesfushori Enco Fernandes nuk tregon nëse Messi po merr pjesë në brohoritje, por nënsekretari për sportin Julio Garo beson se edhe ai duhet të kërkojë falje, transmeton Ballkani.info.

    “Kapiteni i Kombëtares duhet të kërkojë falje për këtë rast. E njëjta gjë vlen edhe për presidentin e federatës. Mendoj se është me vend. (Incidenti) e lë vendin tonë në një pozitë të keqe pavarësisht sukseseve të mira”, tha Garo.

    FIFA tha më herët se ishte duke hetuar rastin pasi Federata Franceze e Futbollit paraqiti një ankesë, Edhe klubi Chelsea tha se kishte nisur procedurat disiplinore kundër lojtarit të saj Enco Fernandez, i cili publikoi pamjet.

    Fernandes kërkoi falje publike për videon, e cila u krijua gjatë festës së futbollistëve argjentinas pas finales së Copa America në të cilën ata mposhtën Kolumbinë.

    TË LIDHURA

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07

    Zhegrova merr lavde që ndryshoi për të mirë lojën e Juves: ka syze 3D

    28/12/2025 17:03

    Fitore bindëse e Milanit, Nkunku realizon dy gola

    28/12/2025 17:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.