Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Arijan Ademi kthehet te Dinamo Zagrebi, më 5 tetor në Prishtinë
    Ballina-2

    Arijan Ademi kthehet te Dinamo Zagrebi, më 5 tetor në Prishtinë

    08/09/2023 22:18
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arijan Ademi është përsëri lojtar i Dinamo Zagrebit. Ademi është legjendë e klubit më të madh kroat.

    Dinamo e ka prezantuar si udhëheqës të stadiumit “Maksimir”, virtuoz të futbollit, njërën prej figurave më të rëndësishme në histori të klubit dhe rekordmen për trofe të fituar.

    Në mars të vitit 2023, reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut kishte kaluar në Kinë te skuadra Beijing Guoan. Por vendosi të kthehet te Dinamo, që nuk po kalon momentet më të mira. Te Dinamo ka luajtur plot 13 vjet. Ka fituar plot 22 trofe, prej tyre 12 tituj të kampionit. Ka edhe gjashtë Kupa të Kroacisë dhe katër Superkupa. Në secilin edicion e ka fituar titullin e Kroacisë dhe ka luajtur në fazën grupore të garave evropiane.

    Menjëherë më 5 tetor, Ademi do të paraqitet në “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Dinamo do të takohet me Ballkanin e Suharekës në fazën grupore të Ligës së Konferencës.

    Arijan Ademi është i dyti me më së shumti paraqitje për Dinamon në ndeshje zyrtare. Deri më tani i ka 373 ndeshje.

    “Kthimi në Dinamo, nga perspektiva ime, asnjëherë nuk ishte në dyshim. Nuk kam pritur se do të ndodhë kaq shpejt, por ja, gjërat rrodhën kështu. Nga Kina kam përcjellë të gjitha ndeshjet, secilin lajm për klubin e zemrës, kështu që jam i lumtur që jam këtu. Ndikim të madh kishin drejtuesit e klubit dhe sektori sportiv. Nga kontakti me ta kam kuptuar se sa shumë duan që të kthehem dhe sa e rëndësishme është kjo në këtë afat kalimtar. Meritat i takojnë edhe zhveshtores së Dinamos, me të cilën isha vazhdimisht në kontakt. Edhe trajneri Jokiroviq ka insistuar që unë të kthehem dhe është përfshirë individualisht. Mund të them që jam shumë i lumtur që jam në klubin tim, në stadiumin e dashur. Tifozëve u premtoj se do të vazhdoj aty ku jam ndalur disa muaj më parë. Do të jap çdo gjë nga vetja, do të vdes për këtë klub dhe do të kujdesem që të sjellim fitore të reja”, ka thënë Ademi.

    Ademi 32-vjeçar është i lindur në Shibenik. Ka luajtur për Shibenikun para se në vitin 2010 t’i bashkohej Dinamos. Ka kaluar një periudhë suspendimi për shkak të dopingut dhe u kthye me plot sukses te gjiganti nga Zagrebi. Ai kishte luajtur tri ndeshje për Kroacinë, pasi kishte shkëlqyer me kategoritë e reja. Pasi Kroacia nuk llogariste shumë në të, Ademi iu bashkua Maqedonisë së Veriut. Deri më tani i ka 28 ndeshje e katër gola.

    Rënia në Ligën e Konferencës është vlerësuar shenjë për krizën e Dinamos. Në garën e tretë evropiane për nga niveli, Dinamo do të jetë në Grupin C së bashku me Viktoria Plzenin, Astanan e Ballkanin. Më 21 shtator e pret Astanan e më pas në fillim të tetorit luan para tifozëve kosovarë ndaj Ballkanit. Me Ademin në përbërje, gjasat e Dinamos për sukses janë dukshëm më të mëdha.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.