‘Ariu’ shqiptar prezanton kundërshtarin e ri, mësohet data e meçit në New York

Boksieri shqiptar, Reshat Mati që jeton dhe vepron në Amerikë, para pak minutave ka zbuluar kundërshtarin e radhës gjatë vitit të ri 2023. I ashtuquajturi ‘Ariu shqiptar’, do të rrahet me amerikanin, Cletus Seldin në qytetin e New York më datën 4 shkurt, shkruan LIG Sport Seldin është 36-vjeçar dhe ka statistika interesante gjatë karrierës
Boksieri shqiptar, Reshat Mati që jeton dhe vepron në Amerikë, para pak minutave ka zbuluar kundërshtarin e radhës gjatë vitit të ri 2023.
I ashtuquajturi ‘Ariu shqiptar’, do të rrahet me amerikanin, Cletus Seldin në qytetin e New York më datën 4 shkurt, shkruan LIG Sport
Seldin është 36-vjeçar dhe ka statistika interesante gjatë karrierës në boks. Në total ka zhvilluar 28 meçe, ka fituar në 26 (22 me nokaut), ka humbur vetëm një herë dhe ka barazuar në një tjetër.
Kurse Reshat Mati është vetëm 24-vjeçar dhe ka zhvilluar 13 meçe, në të gjitha ka dal triumfues, kurse 7 prej tyre i ka me nokaut.




