Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Armando Broja drejt largimit nga blutë e Londrës
    Ballina-1

    Armando Broja drejt largimit nga blutë e Londrës

    01/02/2024 09:58
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Armando Broja drejt largimit nga Chelsea. Sulmuesi 22-vjeçar shqiptar ndoqi nga pankina të 90 minutat e transfertës ndaj Liverpoolit dhe nuk u preferua asnjë sekondë nga Pochettino, me median angleze që e sheh vendimin e argjentinasit të lidhur me merkaton.

    Broja kërkohet me ngulm nga Fulham, që ka ofruar 30 milionë paund, nga 50 që kërkon Chelsea, megjithatë në orët e fundit blutë e Londrës kanë ulur pretendimet dhe gjasat janë që marrëveshja të mbyllet përreth 35-40 milionë paund.

    Merkatoja mbyllet mbrëmjen e sotme dhe e enjtja pritet të jetë mjaft intensive për sulmuesin shqiptar, që me shumë gjasë do të mbetet në Londër, por këtë herë me fanellën e Fulham, skuadër të cilës i ka shënuar edhe golin e vetëm në Premier League këtë sezon.

    Trajneri i “Cottagers”, portugezi Marco Silva deklaroi për median se pret një dhuratë në sulm dhe do të ishte i lumtur nëse klubi do t’i plotësonte dëshirën, për t’i sjellë pikërisht Brojën në dispozicion për pjesën e mbetur të sezonit.

    Objektivi i Fulham këtë sezon është mbijetesa në elitën e futbollit anglez dhe golat e munguar nga largimi i serbit Mitrovic, mund të vijnë pikërisht nga këmbët e sulmuesit shqiptar, që te “Cottagers” mund të gjejë mundësins e të luajturit rregullisht dhe të ndjejë besimin e munguar te Chelsea.

    Ky transferim gjithashtu mund t’i shërbejë Brojës për të luftuar fort për një vend në Euro 2024 me Shqipërinë, pasi me hapësirat e pakta te Chelsea, vështirë se mund të impresiononte Sylvinhon…

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.