Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Armando Broja kontribuon me gol në fitoren e Chelseat ndaj Fulhamit
    Ballina-1

    Armando Broja kontribuon me gol në fitoren e Chelseat ndaj Fulhamit

    02/10/2023 23:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas tri ndeshjeve radhazi pa fitore, skuadra e Chelseat u rikthye sonte te fitorja në Premierligë.

    Të udhëhequrit e Mauricio Pochettinos fituan në udhëtim ndaj Fulhamit, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë.

    Përballja e luajtur në stadiumin “Craven Cottage” përfundoi me rezultatin 0:2.

    Mykhailo Mudryk (18’) shënoi për epërsinë e parë të Chelseat. Vetëm një minutë më vonë shënoi edhe Armando Broja (19’), i cili sonte luajti si titullar.

    Për sulmuesin shqiptar, i cili ishte jashtë fushës për një kohë të gjatë, ishte ky goli i tij i parë për këtë sezon, si dhe ndeshja e parë që e nisi nga fillimi.

    Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë për të sonte. 22-vjeçari u detyrua të largohej nga loja në minutën e 65-të shkaku i një lëndimi.

    Ndryshe, Chelsea pas kësaj fitore ka tetë dhe tani ndodhet në pozitën e 11-të në tabelë.

    Fulham ka po aq pikë, por renditet dy pozita më poshtë.

    TË LIDHURA

    Chelsea do t’i shesë shtatë lojtarë, Broja njëri prej tyre

    17/07/2025 18:06

    Vetëm Mbappe e Lunin në ceremoninë përshëndetëse të Lucas Vazquezit

    17/07/2025 18:04

    Modriqi mbeti i impresionuar nga Igli Tare

    16/07/2025 18:12

    Zhvillim i papritur, Xhaka mund të kthehet në Premier League

    16/07/2025 17:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.