Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Armando Broja tregon bisedën me Kovaçiq: I thashë që do të fitojë Shqipëria kundër Kroacisë
    Ballina-1

    Armando Broja tregon bisedën me Kovaçiq: I thashë që do të fitojë Shqipëria kundër Kroacisë

    28/05/2024 21:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Armando Broja ka dhënë rrëfimin e parë në një media shqiptare. Sulmuesi i Chelsea ishte i ftuar në emisionin që transmetohet në Youtube dhe i dedikohet Kombëtares, Koha Shtesë, ku ka folur për gjithçka para EURO24 rreth Kombëtares, karrierës së tij dhe kundërshtarëve që do të na presin në Gjermani.

    “Anglia më ka thirrur kur isha më i vogël, kam folur me babin dhe familjen. I thashë babit që unë kam qef që të luaj për Shqipërinë, është vendi më afër zemrës time, është vendi ku më ka lindur familja. E kam më shumë afër zemrës, edhe njerëzit që janë aty dhe tifozët. Ishte një zgjedhje që nuk e mendova dy herë.

    Kam folur me Kovacic para 2 javësh, ai luan me Kroacinë dhe kemi qenë bashkë te Chelsea. Kemi folur dhe kemi thënë se do të jetë një gjë e bukur. I thashë që urojmë që të fitojmë ne, Shqipëria. Nuk i thashë që do të shënoj, e mbajta vet këtë dëshirë, kemi qeshur së bashku”, tha Broja.

    TË LIDHURA

    Si pritet të luajë Juventusi me Edon Zhegrovën në formacion

    21/08/2025 17:32

    Në Zvicër shkruajnë për futbollistët shqiptarë që refuzuan Zvicrën për Kosovën apo Shqipërinë

    21/08/2025 15:07

    Ishte deklaruar gay, futbollisti i Serie A tërhiqet nga futbolli në moshën 29-vjeçare

    21/08/2025 11:47

    Tri skuadra shqiptare sonte në aksion, synojnë historinë në garat e UEFA-s

    21/08/2025 11:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.