Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Armend Thaqi, “Ylli i Javës” në Superligë
    Ballina-2

    Armend Thaqi, “Ylli i Javës” në Superligë

    17/12/2024 13:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Armend Thaqi është zgjedhur “Ylli i Javës” në Superligën e futbollit.

    Mbrojtësi i djathtë e vendosi derbin e Anamoravës duke ia siguruar fitoren Gjilanit ndaj Dritës.

    Ai e shënoi golin në pjesën e dytë në fitoren 1:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17-të të ligës elitare.

    Pasi e mori këtë çmim, Thaqi u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës, teksa foli për faqen zyrtare të FFK-së.

    “Po, tradicionalisht dihet që është derbi, një nga më të mëdhenjtë në rajonin tonë. Është një ndeshje që çdo futbollist do të donte ta luante, pasi është ajo që të bën të ndihesh futbollist. Fitimi i tij sjell shumë benefite, përfshirë rikthimin e besimit në skuadër.”

    “Edhe pse ishim në një moment të vështirë në tabelë dhe bëmë disa gabime, fitorja na solli tri pikë të rëndësishme që na kthyen qetësinë dhe atmosferën pozitive. Kur fiton derbin, jo vetëm që mposht rivalin në tabelë, por gjithashtu fiton rivalitetin e qytetit, që është një motiv i jashtëzakonshëm për ndeshjen e ardhshme.”

    “Kjo fitore na jep besim për ndeshjet që na presin dhe për sezonin pranveror. Klubi ka bërë investime të mëdha dhe ne jemi të motivuar të arrijmë një vend në garat evropiane, që do të ishte një objektiv shumë i merituar.”

    “Për mua, ky çmim individual është shumë i rëndësishëm, por nuk është vetëm meritë e imja. Ky është një çmim që ia dedikoj trajnerit Ardian Nuhiu dhe të gjithë futbollistëve, pasi ky sukses është rezultat i angazhimit të gjithsecilit.” 

    TË LIDHURA

    Trajneri s’po llogarit në lojtarin “kuqezi”, Mitaj mund të largohet nga Al Ittihadi

    09/04/2026 11:48

    Blerje orësh kontrabandë, hapet një hetim ndaj disa yjeve të futbollit botëror

    09/04/2026 11:45

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.