Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Aro Muriq e vlerëson hap të duhur kalimin tek Ispwich Town
    Ballina-2

    Aro Muriq e vlerëson hap të duhur kalimin tek Ispwich Town

    17/07/2024 17:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, e vlerëson hap të duhur kalimin te skuadra Ipswich Towt.

    Muriq të mërkurën është zyrtarizuar si lojtar i Ipswichit që garon në Premier League të Anglisë. Klubi nuk ka zbuluar shumën që ka paguar për blerjen e Muriqit nga Burnley. Por mediume të ndryshme angleze kanë raportuar se Ipswich Town ka paguar 10 milionë euro për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit.

    Muriq ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me skuadrën që në edicionin 2024/2025 kthehet në elitën e futbollit anglez.

    “Jam i emocionuar që i jam bashkuar klubit dhe mezi pres të filloj”, ka thënë Aro për sajtin zyrtar të Ipswichit.

    Ai thotë se Ipswichi është klub i duhur për t’i treguar vlerat.

    “Kam parë se si luajti skuadra sezonin e kaluar dhe ndjeva se stili do të më përshtatet shumë, kështu që kjo është lëvizje perfekte për mua. Kam pasur bisedime të mira me trajnerin e parë dhe atë të portierëve, Rene Gilmart. Besoj se ky është vendi i duhur për mua. Klubi do të paraqitet në Premier League dhe mezi pres të filloj”, ka theksuar shtatlarti.

    Muriq do t’i bashkohet ekipit të ri në Austri, ku është duke u përgatitur për edicionin e radhës.

    Aro Muriq u lind në Zvicër, ndërsa luajti rol të madh në promovimin e Burnleyt në Premier League, në edicionin 2022/2023, përpara se të paraqitej dhjetë herë për Burleyn në elitë, në edicionin e kaluar.

    Ai u vlerësua për paraqitjet e mira, ndonëse nuk arriti të mbijetonte në elitën e futbollit të Anglisë me Burnleyn. Por, Muriq bëri bujë edhe me disa gabime të rënda.

    Muriq do ta ketë sërish rastin t’i tregojë vlerat në njërën prej ligave më të forta në Evropë.

    Burnleyt i ishte bashkuar dy vjet më parë nga Manchester City për 3 milionë euro dhe kishte nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2026. Si i ri, ai iu bashkua Cityt dhe luajti për U18 e U23, përpara se të debutojë me ekipin e parë në edicionin 2018/19. Gjatë kohës sa ishte nën kontratë me Cityn, Muriq ka qenë i huazuar te NAC Breda e Willem II në Holandë, te Nottingham Foresti në Angli, Girona në Spanjë dhe Adana Demirspori në Turqi.

    Ai është titullar i padiskutueshëm te Kosova dhe deri më tani ka regjistruar 38 paraqitje prejse debutoi për “Dardanët” më 20 nëntor të vitit 2018.

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.