Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Arrestohen tre tifozë mitrovicas, gjuajtën koktej molotovi në drejtim të autobusit të Pejës
    Ballina-1

    Arrestohen tre tifozë mitrovicas, gjuajtën koktej molotovi në drejtim të autobusit të Pejës

    20/05/2023 10:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sezoni i basketbollit kosovar u mbyll me incidente pas triumfit të Pejës ndaj Trepçës në palestrën e sporteve “Minatori”.

    Tifozët mitrovicas ishin të dëshpëruar dhe të mllefosur pas humbjes së skuadrës së tyre të zemrës, Trepça, në ndeshjen e pestë finale të play-offit të Superligës së basketbollit.

    Pasi i gjuajtën lojtarët pejanë me gjësende nga tribunat në parket, tifozët mitrovicas bënë dëm edhe jashtë palestrës.

    Siç njofton Policia e Kosovës në raportin e saj të sotëm, tre tifozë të Trepçës janë arrestuar pasi e sulmuan autobusin e klubit të basketbollit Peja pas ndeshjes.

    “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm: Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë 19.05.2023, 00:15. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë gjuajtur me koktej molotovi në drejtim të autobusit të KB Peja. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

    Lojtarët pejanë përfunduan në dhomën e zhveshjes derisa publiku u largua nga palestra për ta marrë kupën dhe medaljet.

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.