Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Arrestohet lojtari i njohur i kombëtares së Malit të Zi, u gjet me armë dhe 126 plumba në kufi
    Ballina-2

    Arrestohet lojtari i njohur i kombëtares së Malit të Zi, u gjet me armë dhe 126 plumba në kufi

    08/12/2023 15:45
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollisti i njohur malazez Simon Vukçeviq është arrestuar në Serbi pasi tentoi të largohej nga vendi me armë pa leje.

    Vukçeviq, i cili i dha fund karrierës së tij futbollistike në vitin 2018, u arrestua në pikën kufitare Gostun duke tentuar të largohej nga Serbia.

    Në veturën e tij u gjetën një pistoletë dhe 126 fishekë dhe për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale sipas Ligjit për Armët, Vukçeviqit iu shqiptua një muaj paraburgim.

    Vukçeviç u rrit në Partizanin e Beogradit, fanellën e të cilit e veshi nga viti 2003 deri në vitin 2006. Më pas ai luajti për Saturn, Sporting Lisbonës, Blackburn, Karpaty, Vojvodina, Levadiakos dhe në vitin 2015 ishte dashur të transferohej në Sarajevë, por transferimi dështoi në minutën e fundit.

    Në vend të Koshevës, ai shkoi në Enosis qipriot, më pas në Chaves dhe e mbylli karrierën në vitin 2018 me Budućnostin nga Podgorica.

    Ai luajti për dy ekipe kombëtare. Ai ka veshur fanellën e Serbisë dhe Malit të Zi në vitin 2004 dhe 2005 për pesë ndeshje, ndërsa më pas ka bërë 45 paraqitje për kombëtaren e Malit të Zi me 2 gola të shënuar.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.