Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Arrestohet një person për djegien e flamurit të Serbisë në palestrën në Gjakovë 
    Sporte tjera

    Arrestohet një person për djegien e flamurit të Serbisë në palestrën në Gjakovë 

    26/10/2022 10:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës për djegien e flamurit të Serbisë gjatë ndeshjes së basketbollit mes Vëllaznimit dhe Trepçës. Tifozët e Vëllaznimit të Gjakovës, Kuqezinjtë e Jakovës, kanë djegur flamurin e Serbisë në ndeshjen e luajtur të dielën mbrëma në palestrën “Shani Nushi”.

    Lidhur me këtë rast kishin shkruar mediat në gjuhen serbe në Kosovë dhe mediat në Serbi, të cilat e kishin vlerësuar skandal.

    Dhe Policia e Kosovës njoftoi të martën se tashmë është iniciuar rast penal për hetim. Ndërsa po të njëjtën ditë, në orët e pasdites, është arrestuar një i dyshuar i përfshirë në këtë rast, ka njoftuar Policia. 

    Rasti është cilësuar si “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”. Policia ka konfirmuar se hetimet janë duke vazhduar, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

    Djegia e flamurit të Serbisë ndodhi derisa tifozët, të njohur për qëndrimet pro-shqiptare, po këndonin një këngë kushtuar Mitrovicës. Pas këngës për Mitrovicën është thirrur “Shqipëri Etnike”. Thirrje të tilla janë të zakonshme në palestrat kosovare. Edhe djegie të flamurit të Serbisë ka herë pas here.

    “Kuqezinjtë e Jakovës” përmes faqes në “Facebook” kanë postuar “komunikatë për mediat serbe të instaluara në Kosovën e Shqipërisë”.

    Ky tifo-grup ka paralajmëruar se edhe në të ardhmen do të veprojë njëjtë.

    “Këtë komunikatë po e nisim me një urim. Urime, ia dolët t’i gëzoni zagarët tuaj, policia ndërmori masa dhe po arreston djemtë e kuqezinjve. Po ua bëjmë me dije, hapni burgje se do kallim në çdo ndeshje flamurët e tyre. Neve na u kallën shtëpitë, familjarët e zemrat tona dhe askush nuk hetoi asgjë. Ishim prezent në të gjitha luftërat, në të gjitha frontet. Ne jemi bijtë e dëshmorëve, e luftëtarëve të qytetit tonë. Ua kemi borxh t’ua mbrojmë nderin”, shkruan në postimin.

    Ndeshja Vëllaznimi – Trepça ishte dramatike. Vëllaznimi fitoi dhe pas ndeshjes të gjithë tifozët nisën një këngë të njohur kushtuar Gjakovës dhe ushtarëve të UÇK-së nga ky qytet.

    Videoja e momentit të djegies së flamurit të Serbisë është postuar edhe në rrjete sociale.

    TË LIDHURA

    Real Madridi me një mesazh prekës për Luis Enriquen pasi fitoi Ligën e Kampionëve

    01/06/2025 17:22

    Baseli fiton Kupën pas gjashtë vjetësh, shënon Xherdan Shaqiri

    01/06/2025 16:41

    Foda thotë se ndeshjet e qershorit shërbejnë si përgatitje për ato të shtatorit

    01/06/2025 13:16

    FC Prishtina humbet dyshen Islami-Krasniqi pa përfituar asnjë cent

    01/06/2025 11:13
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.