Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Arrihet marrëveshja, Sahiti transferohet te Hamburgu
    Ballina-2

    Arrihet marrëveshja, Sahiti transferohet te Hamburgu

    29/08/2024 15:15
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Emir Sahiti do të largohet nga Hajduku i Splitit për të vazhduar karrierën te skuadra gjermane e Bundesliga 2, Hamburg.

    “Index.hr” ka shkruar se klubet kanë arritur marrëveshje dhe se sulmuesi i krahut do të udhëtojë së shpejti për në Gjermani për të kryer kontrollimet mjekësore. 

    Hajduku do të përfitojë 1,2 milionë euro nga shitja e 25-vjeçarit Sahiti, ndërsa prej kësaj shume, Rabotniçki i Shkupit përfiton 20 për qind.

    Hamburgu për kohë të gjatë e ka kërkuar Sahitin. Dy vjetë më parë gjermanët i kishin ofruar tre milionë euro, por Hajduku kishte kërkuar 4,5 milionë. Dhe tani Hajduku duhet të kënaqet me fitim prej rreth 960 mijë euro.

    Sahiti te Hajduku luan prej viti 2018. Ka luajtur 121 ndeshje për klubin e madh kroat, ndërsa ka shënuar 18 gola dhe i ka asistuar 16 të tjerë.

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.