Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Arrihet marrëveshja, Zhegrova te Juventusi
    Ballina-1

    Arrihet marrëveshja, Zhegrova te Juventusi

    31/08/2025 19:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Transferimi i Edon Zhegrovës te Juventusi është vetëm çështje orësh. 

    Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar të dielën se Juventusi ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me reprezentuesin e Kosovës, Zhegrovën. 

    “Zonja e Vjetër” do të paguaj rreth 20/25 milionë euro për kartonin e sulmuesit të Lillet. 

    Zhegrova ka kohë që ka arritur marrëveshje personale me Juven. 

    Juventusi deri më tani është përballur me një pengesë. “Zonjës së Vjetër” i duhej ta shiste Nico Gonzalezin dhe një gjë e tillë pritet të ndodhë së shpejti. 

    Gonzalez do t’i bashkohet Atletico Madridit në formë huazimi për një vit. 

    Zhegrova për shkak të një lëndimi nuk ka luajtur prej dhjetorit të vitit të kaluar.
    26-vjeçari me Lillen ka zhvilluar 107 ndeshje ku ka kontribuar me 26 gola dhe 18 asistime. Kontrata i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.

    TË LIDHURA

    Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Sllovenisë: Udhëtojmë më të motivuar se kurrë

    24/10/2025 12:40

    Fitorja e dytë rresht për Galatasarayn në Champions

    22/10/2025 20:51

    Kosovarët vendimtarë në fitoren e Rubin Kazanit për Kupë të Rusisë

    22/10/2025 20:46

    “Gazzetta”: Mungesa e Rrahmanit peshon shumë

    22/10/2025 19:10
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.