Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Arsenal e KF Rilindja kampion të Prishtinës për moshat U9 dhe U11
    Ballina-2

    Arsenal e KF Rilindja kampion të Prishtinës për moshat U9 dhe U11

    20/02/2024 23:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kampionati 2023/24 për kategoritë U9/U11 sapo ka përfunduar, e kampion të këtij edicioni u shpallën njomakët e Shkollës së së Futbollit Arsenal dhe Klubit të Futbollit Rilindja.

    SHF Arsenali U9 u shpall kampion për edicionin 2023/24 në radhët e LRF e Prishtinës, pas një ndeshjeje emocionuese kundër SHF Kurda U9, e cila përfundoi me rezultatin 3-1

    Ndërsa finalja e kategorisë U11 ishte një ndeshje e luftuar mes KF Rilindja U11 dhe SHF Urbano U11, e cila përfundoi me rezultatin 4-2 në favor të shkollës së futbollit Rilindja.

    Kjo fitore e stolis ekipin e njomakëve të  KF Rilindja kampion për edicionin 2023/24 në këtë kategori.

    Stafi i LRF të Prishtinës, Bordi i LRFP-së si dhe kryetari i saj z.Ismajl Ajeti, urojnë të gjitha skuadrat pjesëmarrëse të këtij edicioni e në veçanti dy skuadrat kampione për suksesin e aritur.

    Urime dhe suksese SHF Arsenali U9 dhe KF Rilindja U11 për fitoren e tyre të shkëlqyeshme në edicionin 2023/24!

    Kjo është një arritje e madhe dhe një shembull i vërtetë i punës dhe përkushtimit me grupmoshat e reja e respektivisht  të kategorive U9 dhe 11.

    Bordi i LRF e Prishtinës uron të gjithë lojtarët dhe trajnerët me dëshiren që të vazhdojnë dhe punojnë fort dhe të shijojnë suksesin e tyre në të ardhmen. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43

    Agim Ademi dhe zyrtari i FIFA-s inaugurojnë ‘FIFA Arena’ në shkollën ‘Hasan Prishtina’

    20/12/2025 19:08

    City “rrëzon” Arsenalin nga pozita e parë

    20/12/2025 19:04

    Supergol i Florent Muslijës nga korneri

    20/12/2025 16:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.