Futboll ndërkombëtar

Arsenali arrin marrëveshje personale me Trossard, tani në bisedime të avancuara me Brighton

Arsenali arrin marrëveshje personale me Trossard, tani në bisedime të avancuara me Brighton

Lideri i Ligës Premier, Arsenali synon ta mbyll shpejtë dhe me sukses transferimin e sulmuesit belg, Leandro Trossard nga Brightoni. Topçinjtë synojnë të përforcohen gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi duan të jenë deri në fund favorit në garën për titull të Ligës Premier. Gjatë ditëve të fundit janë përfolur shumë emra të ndryshëm si

Besnik Batusha

Lideri i Ligës Premier, Arsenali synon ta mbyll shpejtë dhe me sukses transferimin e sulmuesit belg, Leandro Trossard nga Brightoni.

Topçinjtë synojnë të përforcohen gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi duan të jenë deri në fund favorit në garën për titull të Ligës Premier.

Gjatë ditëve të fundit janë përfolur shumë emra të ndryshëm si objektiva të Arsenalit, por njëri duket se është favorit për të zbarkuar në Emirates.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Arsenali ka hapur bisedimet për të nënshkruar me Trossard nga Brighton dhe negociatat janë avancuar me ofertën zyrtare të gatshme për lëvizje të përhershme.

Ramano shton se kushtet personale tashmë janë arritur dhe bisedimet do të vazhdojnë për të përfunduar së shpejti marrëveshjen.

Çmimi i transferimit pritet të sillet rreth 40 milionë euro.

EXCLUSIVE: Arsenal have opened talks to sign Leandro Trossard from Brighton, negotiations are advanced with official bid ready for permanent move. 🚨⚪️🔴 #AFC

Personal terms already agreed — talks will continue to get deal done soon. pic.twitter.com/WgiCtz1jG1

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 19, 2023
ArsenaliBrightonTrossard

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions