Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Arsenali avancon me rezultatin e përgjithshëm 9:3
    Ballina-2

    Arsenali avancon me rezultatin e përgjithshëm 9:3

    12/03/2025 23:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arsenali e ka kryer në ndeshjen e parë punën sa i takon kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Të mërkurën mbrëma londinezët vetëm e konfirmuan vendin në mesin e tetë skuadrave më të mira evropiane.

    Arsenali në “Emirates” barazoi 2:2 me PSV-në. Skuadrën holandeze e kishte mposhtur 7:1 në ndeshjen e parë të një të tetës së finales së Championsit.

    Oleksandr Zinchenko shënoi golin e parë në ndeshjen e së mërkurës. Ai realizoi në minutën e gjashtë.

    Kroati Ivan Perishiq shënoi për 1:1 në minutën e 18-të. Epërsinë e Arsenalit e ktheu Declan Rice. Ai realizoi për 2:1 në minutën e 37-të.

    Rezultatin në 2:2 e barazoi Couhaib Driouech në minutën e 70-të. Shifrat më nuk ndryshuan.

    TË LIDHURA

    Paçarada drejt Championshipit

    11/07/2025 23:18

    Ishte zbulim i Mourinhos, ish-futbollisti i Realit transferohet te skuadra shqiptare

    11/07/2025 20:26

    Sinner shkatërron Gjokoviqin, kualifikohet në finale të Wimbledonit

    11/07/2025 20:02

    Pse brazilianët janë kaq të mirë në futboll?

    11/07/2025 17:16
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.