Arsenali barazon në ndeshjen e parë në Portugali

Arsenali ka barazuar në ndeshjen e parë në Portugali, në udhëtim te Sportingu. Sportingu e Arsenali barazuan të enjten mbrëma me rezultatin 2:2, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Evropës. William Saliba në minutën e 22-të shënoi për epërsinë e “revolveristëve”, ndërsa Goncalo Inacio barazoi shifrat në minutën e 34-t.
Arsenali ka barazuar në ndeshjen e parë në Portugali, në udhëtim te Sportingu. Sportingu e Arsenali barazuan të enjten mbrëma me rezultatin 2:2, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Evropës.
William Saliba në minutën e 22-të shënoi për epërsinë e “revolveristëve”, ndërsa Goncalo Inacio barazoi shifrat në minutën e 34-t. Në pjesën e dytë, në epërsi 2:1 kaluan vendësit, që shënuan nëpërmjet Paulinhos në minutën e 55-të. Por ishte autogoli i Hidemasa Moritas, që vendosi rezultatin përfundimtar, 2:2.
Granit Xhaka luajti në tërë ndeshjen tek Arsenali.



