Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Arsenali e nis me fitore në derbi ndaj Manchester United – vendos goli i Calafiorit
    Futboll ndërkombëtar

    Arsenali e nis me fitore në derbi ndaj Manchester United – vendos goli i Calafiorit

    17/08/2025 19:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arsenali ka nisur sezonin e ri në Ligën Premier me fitore të madhe si mysafir në derbi ndaj Manchester United me rezultat 1-0, në një ndeshje plot raste dhe emocione.

    Manchester United e nisi më mirë takimin, duke rrezikuar që në minutën e 6-të me Bryan Mbeumon, por David Raya reagoi shkëlqyeshëm.

    Në minutën e 13-të, “Topçinjtë” kaluan në epërsi nga një goditje këndi. Riccardo Calafiori u gjend në vendin e duhur dhe me një goditje të saktë me kokë shënoi për 1-0.

    Man United tentoi të kthehej në lojë me Cunhan, Mountin dhe Dorgun, madje ky i fundit goditi shtyllën në minutën e 30-të.

    Edhe Martin Odegaard pati një rast të artë në minutën e 35-të, por portieri i “Djajve të Kuq”, Altay Bayindir bëri një pritje të mrekullueshme. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Arsenalit.

    Fraksioni i dytë nisi me raste të shumta. Fillimisht Mason Mount provoi për Man United, por mbrojtja bllokoi në momentin vendimtar.

    Në minutën e 57-të, Bruno Fernandes gjuajti fort nga goditja e lirë, por Raya reagoi sërish në nivel të lartë.

    Matheus Cunha battles with Arsenal's Martin Zubimendi in midfield.

    Arsenali u përpoq ta mbyllte ndeshjen me rastet e Declan Rice dhe ndryshimet taktike të Artetës, por pa sukses për të dyfishuar epërsinë.

    Në anën tjetër, Djajtë e Kuq shtynin për barazimin dhe pati disa tentativa të rrezikshme me Mbeumon dhe Diallon, mirëpo asnjëra nuk përfundoi në rrjetë.

    Në minutën e 83-të, Rice pati një tjetër mundësi nga goditja e lirë në skaj të zonës, por tentativa e tij u bllokua nga muri.

    Deri në fund, rezultati mbeti i pandryshuar dhe Arsenali mori tri pikë të mëdha me shumë mund. 

    TË LIDHURA

    Arsenali e nis me fitore në derbi ndaj Manchester United – vendos goli i Calafiorit

    17/08/2025 19:36

    Korenica e Emërllahu ia sigurojnë një pikë Clujit

    17/08/2025 19:34

    Drita e nis me humbje mbrojtjen e titullit, mposhtet nga Ferizaj

    17/08/2025 18:37

    Prishtina merr fitore të madhe ndaj Dukagjinit në Klinë

    17/08/2025 18:36
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.