Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Arsenali fiton derbin në udhëtim te Chelsea dhe rikthen pozitën e parë në Ligën Premier
    Futboll ndërkombëtar

    Arsenali fiton derbin në udhëtim te Chelsea dhe rikthen pozitën e parë në Ligën Premier

    06/11/2022 16:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arsenali ka fituar me rezultat 1-0 në udhëtim te rivali lokal, Chelsea, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Ligën Premier.

    Topçinjtë e Mikel Artetas kanë vazhduar formën e mirë dhe fitoret në kampionat, duke mposhtur edhe Blutë dhe duke rikthyer kryesimin e ligës.

    Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe raste më të shumta të Arsenalit, por asnjëra skuadër nuk arriti ta tund rrjetën.

    Rastet më të mira në këtë pjesë i takuan Ben White dhe Gabriel Jesus, por asnjeri nuk arriti ta gjej rrugën e golit.

    Në pjesën e dytë, Arsenali shtoi përpjekjet dhe lojën e mirë, me raste të shumta, teksa gjeti edhe golin i cili doli të ishte i fitores.

    Goli i vetëm dhe i fitores në këtë pjesë u shënua në minutën e 63-të me anë të Gabriel Magalhaes, i cili shënoi nga afërsia për 0-1 pas asistimit të Bukayo Saka.

    Deri në fund, pati edhe raste tjera nga të dyja skuadrat, por portat mbeten të paprekura dhe Arsenali mori tri pikë të mëdha.

    Pas kësaj fitore, Topçinjtë e shohin veten në pozitën e parë me 34 pikë, ndërsa Blutë renditen në vendin e shtatë me 21 pikë.

    Në ndeshjen e radhës, Arsenali udhëton te Wolverhampton Wanderers, ndërsa Chelsea luan në udhëtim te Newcastle.

    TË LIDHURA

    Agim Ademi iftar me Halil Kastratin dhe përfaqësues të futbollit në Shtëpinë e të Moshuarve

    11/03/2026 21:23

    Shqipja do të dëgjohet edhe në Bratisllavë, Foda po i bënë analizat e fundit para ndeshjes me Sllovakinë

    11/03/2026 14:30

    Edon Zhegrova mbërrin në stërvitje me Ferrarin e tij, përshëndet tifozët e Juventusit me autografe

    10/03/2026 12:53

    Kur dardanët shkëlqejnë në klubet e tyre, drita e tyre do të ndriçojë edhe fanellën e Kosovës në Sllovaki

    09/03/2026 11:38
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.