Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Arsenali fiton me përmbysje
    Ballina-1

    Arsenali fiton me përmbysje

    05/10/2024 19:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arsenali ka shënuar fitore me rezultat të 3-1 në shtëpi ndaj Southamptonit në kuadër të javës së shtatë në Ligën Premier.

    Pjesa e parë nuk prodhoi asgjë nga asnjëra prej skuadrave me mysafirët të cilët u organizuan shumë mirë në fazën defanzive duke mos i lejuar Arsenalit që të rrezikojë.

    Të gjitha golat ishin rezervuar për pjesën e dytë, aty ku u shënuan tre të tillë dhe në fund triumfuan ‘Topçinjtë’.

    Ishin mysafirët ata që kaluan në epërsi të parët me anë të Cameron Archer (55’) i cili vrapoi me top brenda zonës dhe shënoi në cepin e djathtë të David Rayas për rezultatin 0-1.

    Shumë i shpejtë ishte reagimi i Arsenalit të cilët u kundërpërgjigjën menjëherë me gol duke realizuar me Kai Havertz (58’) për rezultatin 1-1 pas asistimit të Bukayo Sakas.

    Saka ishte i përfshirë sërish edhe tek goli i dytë, këtë herë duke asistuar për Gabriel Martinellin që shënoi në minutën e 68-të për rezultatin 2-1.

    Për t’i shuar përfundimisht shpresat e mysafirëve u përkujdes Bukayo Saka i cili kësaj radhe ishte në rolin e golashënuesit duke realizuar për 3-1 pas një gabimi fatal të mysafirëve.

    Pas javës së shtatë, Arsenali numëron 17 pikë të tubuara dhe renditet në pozitën e tretë me pikë të barabarta me Man Cityn dhe një më pak se Liverpooli që si lider ka 18 pikë.

    TË LIDHURA

    Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

    29/12/2025 19:30

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.