Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Arsenali luan ndeshjen e vështirë te Liverpooli
    Ballina-2

    Arsenali luan ndeshjen e vështirë te Liverpooli

    08/04/2023 10:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arsenali i drejtuar nga Mikel Arteta i është afruar shumë titullit të kampionit në Premier League, por mund ta rrezikojë atë nëse të dielën në udhëtim te Liverpooli në “Anfield” merr rezultat negativ.

    Ndeshja mes Liverpoolit e Arsenalit e mbyll xhiron e 30-të dhe nis në orën 17:30.

    Arsenali prin në tabelë me 72 pikë, tetë pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë që ka një ndeshje më pak të luajtur. City të shtunën luan në udhëtim te Southamptoni i vendit të fundit në tabelë, në orën 18:30.

    Liverpooli që i ka fituar gjashtë ballafaqimet e fundit në shtëpi kundër Arsenalit, ka shënuar të paktën nga tre gola në secilin rast.

    “Të kuqtë” e Juergen Kloppit sivjet janë në krizë rezultatesh dhe zënë pozitën e tetë në tabelë me 43 pikë.

    Ende janë në garë për të zënë një vend që dërgon në garat evropiane dhe u duhet patjetër fitorja në mënyrë që ta arrijnë një gjë të tillë.

    Arsenali nga ana tjetër i ka heshtur të gjithë kritikuesit prej momentit kur u mposht nga Manchester City në shtëpi në muajin shkurt.

    Që nga ajo kohë, “revolveristët” kanë fituar shtatë ndeshje rresht në ligë. Një tjetër fitore ndaj Liverpoolit do ta rriste moralin në skuadër. Ndeshjen e parë të sezonit e kishte fituar, por dy fitore brenda një sezoni nuk i ka shënuar që prej vitit 2010.

    City mund ta ketë mendjen në javën tjetër në Ligën e Kampionëve, por nuk guxon të bëj gabim në ligë, përndryshe titulli do të mund të llogaritej si i humbur sivjet.

    Të udhëhequrit e Pep Guardiolës javën tjetër e luajnë çerekfinalen e parë kundër Bayern Munichut.

    Edhe gara për vendin e katërt, të fundit që dërgon në “Champions”, është bërë shumë e fortë.

    Newcastle Unitedi dhe Manchester Unitedi fituan në mesjavë dhe kanë nga 53 pikë, tri më shumë sesa vendi i pestë, Tottenhami, që ka të zhvilluar një ndeshje më shumë.

    Edhe gara për mbetje në ligë është bërë shumë e madhe.

    Nga vendi i 12-të që mbahet nga Crystal Palace me 30 pikë, deri në vendin e 20-të, të fundit, ku është Southamptoni, diferenca e pikëve është vetëm shtatë.

    Chelsea në pozitën e 11-të ka 39 pikë ndërsa në këtë fundjavë do të drejtohet nga Frank Lampard, që do ta udhëheqë ekipin deri në fund të sezonit.

    Chelsea luan në udhëtim te Wolverhamptoni.

    Lampardi e mori drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Graham Potterit.

    TË LIDHURA

    Atletico eliminohet në fazën e grupeve të Kupës së Botës, PSG dhe Botafogo avancojnë tutje

    23/06/2025 23:06

    Trajneri konfirmon qëndrimin e Dellovës tek CSKA Sofja

    23/06/2025 22:46

    Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë

    23/06/2025 20:47

    Qyteti i Oviedos e nderon Cazorlan: Sheshi kryesor do të mbajë emrin e tij

    23/06/2025 20:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.