Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Arsenali mposht lehtë dhe bindshëm Crystal Palace
    Ballina-2

    Arsenali mposht lehtë dhe bindshëm Crystal Palace

    20/01/2024 16:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arsenali thyen 5-0 Crystal Palace në Emirates Stadium, duke siguruar tripikëshin e parë në kampionat për vitin 2024. Suksesi me “manita” ka ngjitur përkohësisht nënkampionët e Anglisë në vendin e tretë me 43 pikë. Dy më pak se Liverpooli kryesues, që ka luajtur një takim më pak.

    Pjesa e parë u mbyll 2-0 për skuadrën e Mikel Artetës, që iu fal dy golave të qendërmbrojtësit Gabriel. 26-vjeçari brazilian u shfaq në rolin e mbrojtësit, duke realizuar dy golat e Arsenalit në fraksionin e parë të takimit.

    Crystal Palace protestoi te goli i dytë për faull ndaj portierit, por VAR-i konfirmoi rregullsinë e golit të Arsenalit. Goli i tretë erdhi pas një ore lojë. Kundërsulm i vendasve, asist i Gabriel Jesus dhe finalizim i bukur i belgut Leandro Trossard.

    Në fund Gabriel Martinelli “show”. Sulmuesi brazilian realizoi dy gola identikë në minutat shtesë të sfidës, duke kompletuar triumfin me “manita” për skuadrën e Mikel Artetës.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.