Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Arsenali mposhtet edhe në Premier League
    Ballina-2

    Arsenali mposhtet edhe në Premier League

    03/05/2025 21:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Arsenalit të martën u mposht 1:0 nga Paris Saint-Germaini në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

    “Topçinjtë” të shtunën kanë pësuar disfatë edhe në Premier League.

    Në kuadër të javës së 35-të, Bournemouthi fitoi ndaj Arsenalit në udhëtim me përmbysje të rezultatit 2:1.

    Declan Rice i kaloi në epërsi vendësit në minutën e 34-t.

    Mysafirët i realizuan dy gola në pjesën e dytë për fitoren shumë të rëndësishme.

    Dean Huijsen i barazoi shifrat në minutën e 67-të kurse tetë minuta më pas Evanilson e realizoi golin e fitores.

    Arsenali mbetet në pozitën e dytë me 67 pikë. Titullin e kampionit tashmë e ka siguruar Liverpooli që është në vendin e parë me 82 pikë.

    Bournemouthi e zë vendin e tetë me 53 pikë.

    Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe tri xhiro.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.