Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Arsenali zyrtarizon përforcimin e ri
    Ballina-2

    Arsenali zyrtarizon përforcimin e ri

    20/01/2023 19:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arsenali ka bërë zyrtare sot firmën me futbollistin ofensivë belg, Leandro Trosard.

    Futbollisti kishte shkëlqyer me fanellën e Brajton dhe kishte fituar hapësirat edhe për përfaqësuesen e vendit të tij, duke shtyrë Artetën që të kërkonte firmën me 28-vjeçarin pasi pa Chelsea t’i hiqte nga duart talentin Mikhailo Mudrik.

    Palët kanë gjetur akordin me Arsenalin që ka paguar 20 milion paund te Brajton, si dhe 7 milionë paund të tjera do të jenë në formë bonusesh në arritjen e objektivave të ndryshëm. Trosard ndërkohë do të përfitojë 90 mijë paund në javë në kontratën që e lidh me klubin londinez.

    Arsenali e ka prezantuar lojtarin me një video në rrjetet sociale ku shfaqeshin pjesë të Londrës ku ka qendrën klubi, apo edhe emra që kanë bërë histori në këtë skuadër si Henri, Vengër apo edhe Granit Xhaka i cili shfaqej vazhdimisht në pamje.

    TË LIDHURA

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57

    Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

    29/03/2026 20:31

    Kosova dhe futbolli: 10 vite triumfe që sfidojnë politikën dhe afirmojnë identitetin kombëtar

    29/03/2026 20:19

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.