Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Arsim Thaqi konfirmon bisedimet me Dritën, thotë se është i gatshëm ta marrë “timonin” e ekipit
    Ballina-2

    Arsim Thaqi konfirmon bisedimet me Dritën, thotë se është i gatshëm ta marrë “timonin” e ekipit

    26/12/2022 18:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i mirënjohur kosovar, Arsim Thaqi ka konfirmuar bisedimet me Dritën për ta marrë “timonin” e skuadrës nga Gjilani. Thaqi këtë e ka konfirmuar edhe një një bisedë me Demokracia.com.

    Ish-trajneri i disa ekipeve në Kosovë ka pohuar se ai dhe drejtuesit e klubit gjilanas do të takohen sërish.

    “Jemi takuar me drejtuesit e Dritës. Kemi biseduar. Është kjo javë që ata do të vendosin. Do ta kemi edhe një takim tjetër. Krerët e klubit natyrisht duan të bisedojnë edhe me disa trajnerë për të vendosur më pas”, tha Thaqi.

    51-vjeçari theksoi se është i gatshëm ta marrë drejtimin e tre herë kampionëve të Kosovës.

    “Jo vetëm unë, por edhe shumë trajnerë do të donin ta udhëheqin Dritën për shkak se viteve të fundit është një nga klubet më të organizuara. Do të ishte privilegj”, nënvizoi Thaqi..

    Thaqi gjatë karrierës së tij ka drejtuar edhe skuadra si: Trepça ’89, Prishtina, Flamurtari dhe së fundmi Malishevën.

    Drita ka mbetur pa trajner që nga 24 nëntori kur Ardian Nuhiu është larguar nga klubi pas një aventure disavjeçare.

    Nuhiu u largua nga “bardhekaltrit” pas eliminimit të hershëm në Kupën e Kosovës.

    Drita e ka mbyllur stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në pozitën e parë me 38 pikë, po aq sa Ballkani i dyti.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.