Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Arteta flet për të ardhmen e Xhakës
    Ballina-1

    Arteta flet për të ardhmen e Xhakës

    13/05/2023 16:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Granit Xhaka është duke kaluar nëpër një sezon të jashtëzakonshëm me Arsenalin, ku ende janë në garë për titullin në Angli.

    Megjithatë ditëve të fundit kanë qarkulluar lajme të ndryshme në Angli dhe Gjermani që mesfushori do të largohet në verë nga Arsenali.

    Skuadra gjermane Bayer Leverkusen është e gatshme t’i ofroj një kontratë afatgjate Xhakës, edhe pse largimi i tij nga Londra duket shumë i vështirë.

    Për të ardhmen e Xhakës është pyetur edhe trajneri Mikel Arteta, i cili ka thënë se nuk dëshiron të flas për një gjë të tillë.

    Trajneri spanjoll tha se i intereson vetëm ndeshja e radhës dhe jo të flasë për tregun e transferimeve dhe historitë që e lidhin Xhakën me skuadrat e tjera.

    “Unë jam i fokusuar vetëm te Brightoni. Nuk dua të përgjigjem për histori të tilla për Granitin. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe të gjithë kemi mendjen vetëm te ndeshja e radhës”, deklaroi Arteta.

    Xhakaka shtatë vite që është pjesë e Arsenalit, derisa ka kontratë me londinezët deri në verën e vitit 2024.

    30-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 44 ndeshje zyrtare me londinezët ku ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.