Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    As Barcelona e as Dortmundi, Fisnik Asllani shumë pranë transferimit në klubin e ri
    Ballina-1

    As Barcelona e as Dortmundi, Fisnik Asllani shumë pranë transferimit në klubin e ri

    03/08/2026 12:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    As Barcelona e as Borussia Dortmundi. Sulmuesi kosovar, Fisnik Asllani, është shumë pranë transferimit te RB Leipzig, me klubin gjerman që ka bërë hapa vendimtarë për ta mbyllur marrëveshjen.

    Sipas raportimeve nga Gjermania, Leipzig e ka arritur një marrëveshje në parim me lojtarin dhe tani mbeten vetëm disa detaje për t’u zgjidhur para zyrtarizimit të transferimit, përcjell “Gazeta Express”.

    Klubi gjerman është i gatshëm ta aktivizojë klauzolën e lirimit prej rreth 30 milionë eurosh, duke lënë shumë pak hapësirë për ndërhyrjen e Barcelonës.

    Gjiganti katalunas e kishte monitoruar Asllanin prej muajsh dhe e konsideronte si një alternativë të mundshme në rast se nuk arrinte ta transferonte objektivin kryesor për sulmin.

    Megjithatë, katalanasit nuk bënë hapa konkretë, ndërsa Leipzig veproi më shpejt dhe është tashmë shumë pranë sigurimit të kartonit të 23-vjeçarit.

    Asllani e zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Hoffenheimin, duke e tërhequr interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane.

    Vlera e kartonit të tij në faqen e specializuar – Transfermarkt është 35 milionë euro, njëherësh lojtari më i shtrenjtë e më i vlefshëm shqiptar i momentit.

    Përveç Barcelonës, edhe Borussia Dortmundi ishte lidhur me emrin e tij, por aktualisht Leipzigu është favorit absolut për ta transferuar sulmuesin kosovar.

    Ky transferim mund të zyrtarizohet gjatë kësaj jave.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.