Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Asani dhe Asllani i bashkohen grupit, Shqipëria vijon përgatitjet para ndeshjes me Moldavinë
    Ballina-2

    Asani dhe Asllani i bashkohen grupit, Shqipëria vijon përgatitjet para ndeshjes me Moldavinë

    12/06/2023 21:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore, teksa skuadra ka hyrë në ditët vendimtare në prag të duelit të parë të kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Moldavisë.

    Jasir Asani dhe Kristjan Asllani janë bashkuar me grupin sot pasi kanë mbyllur impenjimet me klubet dhe tani janë totalisht të përqendruar te dy ndeshjet e radhës të Shqipërisë

    Teksa Asllani është stërvitur normalisht me grupin, Asani ka bërë stërvitje të diferencuar pas një udhëtimi të gjatë dhe pritet që nesër të jetë i gatshëm për të vijuar përgatitjet me grupin.

    Tashmë që ka të gjithë lojtarët në dispozicion trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik ka intensifikuar përgatitjet për duelin e rëndësishëm të fundjavës, duke u fokusuar më shumë te pjesa taktike dhe lojëra me topin, ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit.

    Të gjitha lojtarët gëzojnë formë të mirë dhe infermieria për fat të mirë nuk ka probleme fizike.

    Kombëtarja do të vijojë stërvitjet në Shtëpinë e Futbollit, ndërsa stërvitja zyrtare dhe konferenca tradicionale e trajnerit një ditë para ndeshjes do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet edhe sfida Shqipëri-Moldavi, më 17 qershor.

    TË LIDHURA

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.