Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Askush nuk i beson syve se çfarë rasti të artë ka humbur Ronaldo me portën bosh
    Ballina-2

    Askush nuk i beson syve se çfarë rasti të artë ka humbur Ronaldo me portën bosh

    02/12/2022 19:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Portugalia u përball me Korenë e Jugut në ndeshjen e tretë të Grupit H.

    Pa marrë parasysh rezultatin nga kjo sfidë, portugezët tashmë kishin siguruar plasmanin në rrethin e eliminimit direkt nga pozita e parë.

    Horta kaloi vendasit në epërsi, derisa Kim Young-Gwon barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 27-të.

    Megjithatë goli i koreanëve erdhi pas një asistimi pa dashje i Cristiano Ronaldos, duke bërë që rasti në fjalë të bëhet viral në rrjetet sociale.

    Por përveç ‘asistimit’ te kundërshtari, Ronaldo është bërë viral edhe për një rast të artë që ka humbur përballë portierit korean.

    Ishte minuta e 42-të e ndeshjes, kur portieri korean priti gjuajtjen e Hortas, por nga topi i kthyer Ronaldo gjuajti me kokë jashtë portës.

    Të gjithë të pranishmit në stadium u befasuan se si mundi ta humbiste një rast të tillë Ronaldo, i cili njihet si një futbollist që nuk humbet raste të mira shënimi.

    Kur kanë kaluar 65 minuta lojë sfida mes Koresë së Jugut dhe Portugalisë mbetet baras 1-1.

    Cristiano Ronaldo's first assist of the World Cup. ✅#POR | #FIFAWorldCup pic.twitter.com/0n5RmzUP1r

    — Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) December 2, 2022
    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.