Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Asllani: Doja të gjuaja penalltinë
    Ballina-2

    Asllani: Doja të gjuaja penalltinë

    08/06/2025 16:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollisti i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani ka folur rreth penalltisë së mbrëmshme që Shqipëria e pati s’i rast për të shënuar gol në duelin ndaj Serbisë, i cili u mbyll baraz 0:0.

    Mesfushori i cili luan te Interi, tha se ishte i gatshëm që ta merrte përgjegjësinë për 11 metërshin, por që sipas tij, vendimin se kush do ta gjuaj e merr përzgjedhësi Sylvinho.

    “Kush është caktuar për penalltitë? Nuk e di. Këto gjëra i vendos trajneri. Sot e vendosi për Manajn dhe nuk ka problem. Dhe unë doja ta gjuaja, por kur trajneri thotë është ky, është ai dhe nuk kemi çfarë bëjmë”, deklaroi Asllani.

    Botërori 2026/ Rey Manaj s'bëhet dot 'mbret', gabon penalltinë në 'Arenën Kombëtare'! Shqipëria barazon 0-0 kundër Serbisë në Tiranë - Shqiptarja.com

    Shqipëria dominoi në fushë sa i përket tentimeve për shënim dhjetë kundrejt tetë që i kishin serbët, megjithatë portat mbetën të paprekura deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.

    Megjithatë, ‘kuqezinjtë’ synojnë që të përgatiten sa më mirë për duelet e radhës kualifikuese për botëror dhe të marrin sa më shumë pikë.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.