Futboll ndërkombëtar

Asllani pas debutimit në Champions: Tani e ka radhën Juventusi

Asllani pas debutimit në Champions: Tani e ka radhën Juventusi

Kristjan Asllani mbrëmë ka debutuar në ligën më të madhe evropiane, Liga e Kampionëve. Reprezentuesi i Kombëtares shqiptare, debutoi mbrëmë në duelin Bayern Munich-Inter, sfidë të cilën e fituan kampionët në fuqi të Gjermanisë, me rezultat 2-0. Asllani pas ndeshjes tha se skuadra e tij u mundua që këtë fazë të garave në Ligën e

Besnik Batusha

Kristjan Asllani mbrëmë ka debutuar në ligën më të madhe evropiane, Liga e Kampionëve.

Reprezentuesi i Kombëtares shqiptare, debutoi mbrëmë në duelin Bayern Munich-Inter, sfidë të cilën e fituan kampionët në fuqi të Gjermanisë, me rezultat 2-0.

Asllani pas ndeshjes tha se skuadra e tij u mundua që këtë fazë të garave në Ligën e Kampionëve ta mbyllin me fitore, megjithatë, ai është i lumtur që ‘Nerazurët’ kanë siguruar kualifikimin në rundin tjetër të kësaj garë evropiane.

“Kjo fazë grupesh ka qenë emocionuese dhe e vështirë dhe të gjithë ne donim ta mbyllnim me një fitore, por nuk i arritëm. Përballë kishim një rival vërtet të fortë dhe nuk arritëm t’i shënonim, por gjithsesi u kualifikuam dhe kjo është ajo që në fund ka rëndësi dhe na lumturon”, tha Asllani.

20 vjeçari thotë se tani duhet te mendojmë për duelin me Juventusin, sepse sipas tij, skuadra e tij nuk guxon të bëjë ‘kiks’ në Serie A.

“Tani do të punojmë për Juventusin, e dimë që nuk mund të humbasim më pikë në kampionat dhe nuk na lejohet ta bëjmë këtë”, theksoi Asllani.

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions