Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Asllani shembull sesi të  duhet Kosova, ja çfarë  tha Duka në prezantimin e tij
    Ballina-1

    Asllani shembull sesi të  duhet Kosova, ja çfarë  tha Duka në prezantimin e tij

    02/01/2024 18:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kosova pati një vit jo të suksesshëm sa i përket rezultateve në kualifikimet për kampionatin evropian.

    Kjo bërë që kritikët të shigjetojnë Federatën dhe me sulme edhe shumë të pabaza, sikur bënin thirrje tek futbollistët ta refuzojnë ftesën e saj. Mirëpo, një gjë e tillë nuk ndikoi tek talenti i madh Fisnik Asllani, shkruan Ballkani.info.

    Ai i tha PO ftesës së presidentit Agim Ademi, dhe me shumë zemër zgjodhi Kosovën duke refuzuar edhe Gjermaninë. Madje në prezantimin e tij në ceremoninë e Laureatëve të Vitit, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka tha se Asllani ka mundur ta zgjedh edhe Shqipërinë por ai vendosi për Kosovën dhe ka bërë zgjedhje shumë të mirë.

    Gjithsesi, ajo që duhet thënë për të tjerët është se më arsye të refuzohet Kosova nuk ka, nëse dikur ka qenë arsye pasaporta, tash as kjo nuk vlen pasi pasaporta e Kosovës është e barabartë më të gjithë dhe nuk ka kufizime.

    Pra Asllani duhet të jetë shembull për të tjerët dhe Kosovën ta bëjnë si zgjedhje zemre e assesi zgjedhje interesi. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.