Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Aston Villa feston në “Stamford Bridge”, Chelsea i rikthehet avazit të sezonit
    Ballina-2

    Aston Villa feston në “Stamford Bridge”, Chelsea i rikthehet avazit të sezonit

    01/04/2023 20:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas tri fitoreve rresht dhe një barazimi, Chelsea ka pësuar humbje nga Aston Villa, në takimin e xhiros së 29-të në Premierligë.

    “Blutë” e Londrës pësuan disfatë me rezultat 0:2 nga Aston Villa në stadiumin “Stamford Bridge”.

    Londinezët u befasuan në minutën e 18-të kur Ëatkins shënoi golin e epërsisë së Aston Villës, duke shfrytëzuar edhe gabimin e mbrojtësit vendas, Cucurella që në tentim për ta larguar topin, e dërgoi atë te lojtari kundërshtar i cili përball me portierin nuk gaboi.

    Pjesën e dytë e nisën sërish më mirë mysafirët nga Birmingham.

    Aston Villa gjeti golin e dytë në minutën e 56-të kur McGinn shënoi gol të bukur nga distanca.

    Kjo disfatë e zbret Chelsean në pozitën e 11-të me 38 pikë të grumbulluara duke mbetur larg me ekipet që synojnë zonën Champions.

    Aston Villa në anën tjetër është ngritur në vendin e 9-të me 41 pikë.

    TË LIDHURA

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.