Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Ata janë të bezdisshëm” – Ten Hag flet për finalen me Newcastle
    Ballina-2

    “Ata janë të bezdisshëm” – Ten Hag flet për finalen me Newcastle

    24/02/2023 18:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Manchester United ka pranuar se Newcastle është një ekip “i bezdisshëm” për t’u përballur në finale të Carabao Cup të dielën në Wembley

    Pas një fitoreje të madhe kundër Barcelonës në play-offin e Ligës së Europës, ku ata fituan me rikthim 2-1 në Old Trafford, trajneri i United, Ten Hag shpejt e ka kthyer vëmendjen tek ndeshja finale për kupën Carabao që do të zhvillohet të dielën kundër Newcastle. Dy ditë nga mundësia që skuadra e tij ta fitojë një trofe dhe ai po ashtu me United, holandezi ia ka tërhequr vërejtjen skuadrës së tij se çfarë kundërshtari e pret.

    Ai ka dhënë një shpjegim të pazakonshëm në konferencën para ndeshjes për shtyp,

    “Ata janë një ekip i bezdisshëm për të luajtur kundër tyre, kështu që ne duhet të gjejmë një mënyrë për të fituar”, ka thënë ai.

    “Ata përpiqen të bezdisin. Ne duhet të jemi të sigurt që ne të luajmë ndeshjen tone dhe të fokusohemi të ndeshja. Ne i shohim gjyqtarët që dëshirojnë të luajnë në kohë efektive. Ata kanë sulmet më të ulëta në ligë por janë shumë të suksesshëm. Kështu që varet nga ne që të përdorim shpejtësinë dhe ne po ashtu varemi nga arbitrimi po ashtu”, shtoi ai.

    Newcastle ka pasur një sezon fantastik më 2022/23 dhe janë në vendin e pestë në Premier Ligë, tetë pikë më pas United me një ndeshje më pak. Magpies arritën një barazim pa gola në Old Trafford para Botërorit dhe janë një nga tri skuadrat që kanë marrë pikë nga Teatri i Ëndrrave në Premier Ligë këtë sezon.

    Pavarësisht formës së tyre impresive nën drejtimin e Eddie Howe, e ku ata po luftojnë që të përfundojnë në top 5, javët e fundit ka rënie të formës së tyre. Newcastle janë pa fitore në tri ndeshjet e fundit dhe humbën në shtëpi ndaj Liverpool, ku portieri Nick Pope u përjashtua me të kuq, duke bërë që ai të jetë jashtë finales së skuadrës së tij, e cila është e para që prej 1999.

    Tërë sytë tani janë tek një ndeshje e madhe për United të dielën, edhe pse mbetet të shihet a do luan apo jo Marcus Rashford në finale, pasi që ai ka pasur problem me fitnesin e tij.

    TË LIDHURA

    Agim Ademi takohet me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, në prag të Kongresit të 50-të

    12/02/2026 00:22

    City i afrohet Arsenalit në tri pikë

    12/02/2026 00:08

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.