Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Atletico arrin marrëveshje me Barçën për Griezmannin
    Futboll ndërkombëtar

    Atletico arrin marrëveshje me Barçën për Griezmannin

    05/10/2022 15:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Atletico Madridi dhe Barcelona më në fund kanë arritur marrëveshje për transferimin e përhershëm te Antoine Griezmannit te klubi kryeqytetas. “Mundo Deportivo” ka raportuar të mërkurën, se Barcelona ka pranuar ofertën e Atleticos për blerjen e plotë të francezit, i cili është në vitin e dytë të huazimit.

    Për transferimin e përhershëm të Griezmannit, Atletico do t’i paguajë 20 milionë euro dhe jo 40 milionë si në kërkesën e mëparshme.

    Griezmann u huazua tek Atletico para fillimit të sezonit të shkuar, ndërsa këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asistim në dhjetë paraqitje në të gjitha garat. Francezi ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2024.

    TË LIDHURA

    Ndërron jetë presidenti i klubit të njohur të Serie A

    17/01/2026 12:03

    Barcelona “skauton” Kosovën: Ron Raçi mes opsioneve për gjigantin katalunas

    16/01/2026 21:03

    Ramadani tregon pse kanë preferuar Celjen e jo Alkmaarin

    16/01/2026 18:56

    Ndeshja e veçantë e Avdylit ndaj Dritës në Ligën e Konferencës

    16/01/2026 18:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.